Politika e Privatësisë
Hyrje
Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon se si EC FITO mbledh, përdor, zbulon dhe mbron informacionin tuaj kur përdorni aplikacionin tonë. Duke përdorur EC FITO, ju pranoni kushtet e përcaktuara në këtë politikë. Nëse nuk pajtoheni me këtë politikë, ju lutemi mos e përdorni aplikacionin.
Informacioni i Mbledhur
Ne mund të mbledhim llojet e mëposhtme të informacionit:
- Informacion personal: emri, mbiemri, numri i telefonit dhe të tjera të cilat i përdorni gjatë regjistrimit.
- Të dhënat mbi përdorimin: Informacion mbi mënyrën se si ndërveproni me aplikacionin, si hapat e ndjekur, shpërblimet e kërkuara dhe funksionet e përdorura në aplikacion.
- Informacion mbi Pajisjen: Lloji i pajisjes, sistemi operativ dhe identifikuesit unik të pajisjes.
Si e Përdorim Informacion Tuaj
Ne mund të përdorim informacionin tuaj për qëllimet e mëposhtme:
- Për të personalizuar përvojën tuaj dhe për të përmirësuar funksionalitetin e aplikacionit.
- Për të procesuar shpërblimet dhe për të ndjekur progresin tuaj.
- Për të kërkuar vlerësime dhe komente mbi shërbimet ose produktet.
- Për të komunikuar me ju në lidhje me përditësimet, promocionet dhe mbështetjen.
- Për të garantuar sigurinë dhe integritetin e aplikacionit.
Shpërndarja e Informacionit Tuaj
Ne nuk e shesim informacionin tuaj personal. Megjithatë, mund ta ndajmë atë me:
- Ofruesit e shërbimeve: Palë të treta që na ndihmojnë në operimin e aplikacionit (p.sh., ruajtje në cloud, analiza të të dhënave). Këto palë janë të detyruara të mbajnë konfidencialitetin e informacionit tuaj.
- Autoritetet Ligjore: Nëse kërkohet me ligj ose për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë tonë.
Ne mund të ndajmë të dhëna të anonimizuara ose të përmbledhura me palë të treta për qëllime marketingu ose analizash.
Ruajtja e të Dhënave
Ne ruajmë informacionin tuaj personal për aq kohë sa është e nevojshme për të ofruar shërbimet, për të përmbushur qëllimet e përcaktuara në këtë politikë ose për të respektuar detyrimet ligjore. Nëse fshini llogarinë tuaj, ne do të heqim informacionin tuaj personal nga bazat tona aktive, por mund të mbajmë të dhëna të anonimizuara për qëllime analitike.
Ofertat e Palëve të Treta
Aplikacioni ynë mund të përfshijë oferta, promovime ose marrëveshje nga kompani të palëve të treta me të cilat kemi partneritet. Ju lutemi vini re se:
- Këto kompani të palëve të treta kanë politikat dhe kushtet e tyre të privatësisë, të cilat ju inkurajojmë t’i shqyrtoni para se të përdorni shërbimet e tyre.
- Ne nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen, praktikat ose politikat e këtyre kompanive.
- Çdo informacion që ju ofroni tek palët e treta i nënshtrohet politikave të tyre të privatësisë.
Ne nuk mund të kontrollojmë mënyrën se si këto kompani e menaxhojnë informacionin tuaj, kështu që ju rekomandojmë të shqyrtoni me kujdes politikat e tyre të privatësisë përpara se të ndaheni me ndonjë informacion.
Heqja nga shpërndarja e të dhënave: Ju mund të hiqni dorë nga shpërndarja e të dhënave duke rregulluar parametrat e aplikacionit ose duke na kontaktuar në [email protected]. Pas heqjes së pajtimit, ne do të ndërmarrim masat për të fshirë informacionin tuaj personal nga të dhënat tona aktive. Sidoqoftë, mund të mbajmë të dhëna të anonimizuara për qëllime analitike, në përputhje me ligjin në fuqi.
Siguria e të Dhënave
Ne zbatojmë masa sigurie sipas standardeve të mbrojtjes së të dhënave personale. Megjithatë, asnjë metodë e transmetimit të të dhënave në internet ose ruajtjes elektronike nuk është 100% e sigurt.
Të dhëna për shëndetin dhe fitnesin
EC FITO përdor të dhënat e Apple HealthKit për të ndjekur hapat dhe për të shpërblyer aktivitetin tuaj. Këto të dhëna mund të përfshijnë informacione si numri i hapave, distanca e kaluar, dhe kaloritë e djegura. Ato aksesohen vetëm me lejen tuaj dhe asnjëherë nuk ndahen me palë të treta, përveçse nëse kjo kërkohet nga ju ose në përputhje me ligjin. Ne angazhohemi të mbrojmë këto të dhëna dhe të sigurojmë që ato të jenë të sigurta dhe të trajtohen në përputhje me politikat e privatësisë që kemi në fuqi.
Të Drejtat e Juaja
Ju keni të drejtën për:
- Qasja, përditësimi ose fshirja e të dhënave tuaja personale
- Çregjistrimi nga përmbajtja promovuese
- Tërheqja e pëlqimit për përpunimin e të dhënave
Privatësia e Fëmijëve
Aplikacioni ynë nuk është i destinuar për përdoruesit nën moshën 18 vjeçare. Nëse kuptojmë se një fëmijë ka dhënë informacion personal, do të marrim masa për të fshirë këtë informacion.
Ndryshimet në këtë Politikë
Ne mund ta përditësojmë këtë Politikë të Privatësisë herë pas here. Në rast të ndryshimeve të rëndësishme, ne do t'ju njoftojmë përmes një kanali tjetër komunikimi si emaili dhe duke publikuar politikën e re në aplikacion dhe në faqen tonë të internetit. Vazhdimi i përdorimit të aplikacionit pas çdo ndryshimi përbën pranimin e politikës së rishikuar.
Na kontaktoni
Për çdo pyetje:
Numri i telefonit: +38349515152
Email: [email protected]